Gmail në desktop sjell menunë e shumëpritur

E publikuar: 11/02/2019 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Posta elektronike Gmail do të ketë një menu të plotë për klikimet me të djathtën e mausit. Ndërsa funksioni ka qenë i disponueshëm edhe më parë, opsionet ishin të kufizuara.

Ju mund të arkivonit e-mail-et, apo të markoni si të lexuara apo palexuara mesazhet në Gmail por jo më shumë sesa kaq.

Sot kompania tha se përdoruesit do të merrnin një menu të plotë me të cilën mund të bëjnë shumicën e gjërave na lejon panelin kryesor i opsioneve të Gmail në krye.

Së shpejti do të shikoni një listë të gjatë opsione për të replikuar mesazhet, për ti përcjellë, për të kërkuar e-mail apo hapur disa e-mail-e në të njëjtën kohë.

Si gjithnjë Google thotë se funksioni i ri do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit e G Suite fillimisht nga data 22 Shkurt.

Megjithatë përdoruesit pa pagesë të shërbimit marrin veçoritë e reja në të njëjtën kohë. /PCWorld Albanian