Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

E publikuar: 01/04/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plot 15 vite Google vendosi të lançonte klientin e-mail më 1 Prill. Padyshim nuk ishte shaka me rastin e 1 Prillit dhe Gmail u bë një prej produkteve më të suksesshme të Google.

Sot, për të festuar 15 vjetorin, ekipi i Gmail solli disa funksione të reja ku përfshihen Smart Compose dhe funksioni për të dërguar e-maile në një orar të paracaktuar.

Smart Compose është një prej funksioneve më intriguese të shërbimit të e-mailit dhe përpiqet të plotësojë automatikisht tekstin ndërsa ju shkruani.

Funksioni adaptohet me mënyrën sesi ju shkruani apo u përgjigjeni e-maileve. Përshembull nëse pëlqeni Hey në vend të Hi, Smart Compose do ta mësojë atë. Gjithashtu Smart Compose mund tju sugjerojë edhe subjekte e-mailesh në bazë të përmbajtjes së tyre.

Me këtë përditësim, Smart Compose tashmë është i disponueshëm tek të gjitha pajisjet Android. Google tha se më parë ka qenë i disponueshëm vetëm në Pixel. Mbështetja në iOS do të vijë së shpejti.

Smart Compose do të funksionojë me gjuhët Spanjolle, Franceze, Italiane dhe Portugeze. Një tjetër funksion që pritet të fitojë shumë vëmendje është ajo për të vendosur orare të dërgimit të e-maileve. Deri më sot duhej të përdornit një palë të tretë të integruar direkt në Gmail për të dërguar e-maile në orare të paracaktuara. /PCWorld Albanian