GLPS: Vendimi i Qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes, nuk është antikushtetues

E publikuar: 24/03/2020 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS) ka bërë një analizë rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve si masë për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Në këtë Analizë, GLPS konkludon që ky vendim “nuk është kundërkushtetues”, dhe rrjedhmisht “i përmbush kriteret e lejueshmërisë së kufizimit të lirisë së lëvizjes të përcaktuara në rastet Tommaso v. Italy, Tourancheau and July v. France, Başkaya and Okçuoğlu v. Turkey, etj, të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Ai gjithashtu gëzon përputhshmëri kushtetuese sepse Neni 53 i Kushtetutës e bën një praktikë të tillë gjyqësore të GjEDNj-së valide edhe në Republikën e Kosovës. Analiza gjithashtu konstaton që Qeveria shpreh mangësi serioze në argumentimin e vendimmarrjes së saj me shkronjën e kushtetutës dhe parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është tregues për kapacitetet e munguara profesionale të saj. Në anën tjetër, Analiza gjithashtu konkludon që përputhshmëria e këtij Vendimi me dispozitat kushtetuese që rregullojnë gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës është jo-relevante, e gabuar profesionalisht dhe e panevojshme”, thuhet ndër të tjera në analizën e GLPS-së, të cilën të plotë mund ta gjeni më poshtë:

LEXOJENI TË PLOTË ANALIZËN E GLPS-së.