Gjysmë milion maska do të shpërndahen në 38 komuna të Kosovës

E publikuar: 27/07/2020 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendeskryeministri i parë, Besnik Tahiri, së bashku me Ministrin e Shendetësisë, z.Armend Zemaj, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nga nesër do të bëhet shpërndarja e 500.000 maskave, 30.000 dezinfektuesëve, 5000 kominosheve dhe 10.000 mantilave në 38 komuna të Republikës së Kosovës.

Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.

“Falënderoj prof.Arianit Shehun për angazhimin e tij, popullin e Jordanisë dhe oborrin mbretëror të Mbretit Abdullah për ndihmën gjeneroze që na ofruan”, ka thënë zëvendë​skryeministri Besnik Tahiri.