Gjyshja nuk ndalon së qeshuri derisa përfundon së lexuari një përrallë për nipin (Video)

E publikuar: 14/09/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janice CLark nga Skocia, nisi t’i lexonte nipit një përrallë, por duket se tregimi ishte shumë më i këndshëm për të.

Derisa mbante të voglin në prehër dhe përcillte historinë e gomarit ‘Wonky Donkey’ gjyshja nisi të qeshte me zë dhe nuk mund të ndalonte, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo vazhdoi me këmbëngulje deri në fund të librit me ilustrime, megjithëse nuk e kishte aspak vëmendjen e nipit.

“Ky libër rekomandohet për fëmijë, por prej këtij rasti, duket se është për të gjitha moshat”, ka qenë përshkrimi i videos që është bërë virale. /Telegrafi/