“Gjyshja e maratonës”: 94-vjeçarja i zgjati dorën vrapuesve, nderohet me medalje për inspirim (Video)

E publikuar: 06/12/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përpjekje që t’i inspirojë vrapuesit e Ravenna Marathon që është zhvilluar në Itali, një grua e moshuar ka qëndruar në skaj të rrugës dhe ia ka zgjatur dorën secilit.

Shumica prej pjesëmarrësve, nuk ka hezituar dhe ka prekur lehtë dorën e Valeriana Corelli, veprimi i së cilës është pëlqyer shumë nga të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Madje, 94-vjeçaren italiane e kanë emëruar “Gjyshja e maratonës” ndërsa e nderuan me një medalje, për përpjekjet që bëri për t’i inspiruar të tjerët.

“I pashë prej dritares dhe dola t’i ndihmoja në mënyrën e vetme që mundem, me një zgjatje dore. Jam e nderuar që më shpërblyen në fund”, ka thënë Corelli.

Fal saj, maratona e përvitshme është bërë shumë e famshme, ndërsa është kërkuar që ajo të ketë jetë dhe shëndet edhe për maratonën e radhës. /Telegrafi/