Gjyshja atraktive befasoi të pranishmit duke u bërë pjesë e shfaqjes (Video)

E publikuar: 16/08/2017 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Matt Cominotto është afruar te një turmë e madhe në Leicester të Anglisë, ku ndodheshin dy performues.

Adoleshenti 19-vjeçar, është befasuar sepse të gjithë po e shikonin një gjyshe atraktive, që ishte bërë pjesë e shfaqjes, transmeton Telegrafi.

Përkundër moshës, ajo qëndronte e mbështetur për karrocë dhe kërcente, derisa njëri prej tyre ia afroi mikrofonin.

“E tëra është te shpirti, jo te mosha që keni. Duhet të kënaqeni në çdo moment”, ka shkruar Cominotto për rastin. /Telegrafi/