Gjyqtari Artan Lazaj në “filtrin” e Vettingut

E publikuar: 28/06/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur në orën 10:00 të ditës së sotme seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj.

Relatorja, Brunilda Bekteshi është shprehur se hetimi ndaj gjyqtarit Lazaj ka përfunduar vetëm për një nga kriteret.

Ndërkohë, avokati i Sokol Hazizaj ka ngritur për herë të parë gjatë seancave dëgjimore të Vettingut kërkesën se hetimi i Vettingut është tredimensional dhe është në kundërshtim me ligjin.

“Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët”, tha Hazizaj.

Trupa gjyqësore është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e avokatit. I pranishëm në seancë edhe gjyqtari Artan Lazaj/Top Channel