Gjyqtarët ndalin grevat

E publikuar: 27/03/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një takimi të gjatë të mbajtur sot në Gjykatën e Apelit në mes të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës , me kryetarët e gjykatave dhe përfaqësuesit e gjyqtarëve grevist, u dakordua parimisht që greva në gjykatat themelore të pezullohet përkohësisht.

Kjo për të mos u dëmtuar edhe me tej interesat e qytetarëve dhe për t’i dhënë mundësi institucioneve përkatëse që te reflektojnë në raport me kërkesat e drejta dhe legjitime të gjyqtarëve.