Gjykimi ndaj imamëve në Shqipëri, thonë s’dinë gjë për rekrutime në Siri

E publikuar: 24/11/2015 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës gjyqësore ndaj grupit të imamëve të vetëshpallur, të akuzuar për rekrutime me qëllim pjesëmarrjen në luftërat në Siri e Irak.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, i pandehuri Genc Balla ka kërkuar që, “të merren më parë provat shkresore dhe ato materiale”. “Deklaratat e mia janë citime të Kuranit për Allahun”, ka thënë Balla.

Ndërkohë kanë pranuar të merren në pyetje edhe të pandehurit Fadil Myslimani dhe Edmond Balla. Duke qëndruar në të njëjtat linja, ata kanë deklaruar se, s’kanë dijeni për rekrutime për në Siri dhe se nuk i njohin të pandehurit e tjerë.