Gjykatën Themelore të Prishtinës e presin numër i madh i rasteve të korrupsionit

E publikuar: 19/01/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rritje efikasiteti e ka përmbyllur vitin Gjykata Themelore e Prishtinës, por vitin e ri do ta nisë me numër të madh të lëndëve.

Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyqi, theksoi se pavarësisht mungesave në staf, kanë pasur një trend pozitiv në zgjidhje të lëndëve.

Sipas raportit statistikor të vitit 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe degët e saj kanë pasur në punë 281.90 lëndë, raporton KTV. Kanë pranuar lëndë të reja 120.156 lëndë, kurse kanë arritur t’i përfundojnë 149.529 lëndë.

Në përqindje, sipas Bytyqit, lëndët e vjetra janë reduktuar me 24.45 %, ndërsa në Gjykatën me numrin më të madh të lëndëve në vend, aktualisht presin për t’u zgjidhur edhe një numër i madh i rasteve të natyrës së korrupsionit./koha.net/