Gjykata vendos sot për Darko Tasiq, të akuzuarin për krime lufte në Kosovë

E publikuar: 17/06/2020 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tasiq, të akuzuarit për krime lufte ndaj popullsisë civile në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe, shkruan Gazeta Sinjali.

Tasiq në fillim të procesit gjyqësor ndaj tij, dy vjet më parë, është deklaruar i pafajshëm dhe është mbrojtur në heshtje.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari në seancën e sotme ku do të jepet fjala përfundimtare, ka folur lidhur me provat e siguruar për rastin në fjalë.

Sipas saj, krimet e bëra në Krushën e Madhe dhe të Vogël kanë qenë të planifikuara. Ajo tregon se dëshmitarët rrëfyen se si forcat serbe i vranë burrat dhe i asgjësuan kufomat e të vrarëve, duke i hedhur në lumin Drin.

Hajdari deklaroi se Darko Tasiq ka marrë pjesë në disa prej këtyre krimeve, si pjesëtar rezervë i policisë.

Madje, Hajdari thotë se Tasiq është parë nga dëshmitarët duke plaçkitur pronën e familjes Hajdari. Sipas dëshmitarëve, Tasiq së bashku me vëllain e tij dhe disa personave të tjerë të cilët ishin afruar te kamionat e familjes Hajdari.

Darko Tasiq kishte jetuar me familjen e tij në fshatin Krushë deri në vitin 1999.

Gjatë kohës kur po mbahet seanca, para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren janë mbledhur familjarët e viktimave të masakrës dhe banorët e fshatit Kurshë, në shenjë proteste për të kërkuar drejtësi./Gazeta Sinjali/