Gjykata vendos: Nga 10 muaj burg me kusht për Haraqinë dhe Beqirin

E publikuar: 01/12/2015 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar me kusht dy ish ministrat e Kulturës, Valton Beqiri dhe Astrit Haraqia, raporton Gazeta Express.
Astrit Haraqia është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare” me 10 muaj me kusht, por nëse për dy vite nuk kryen vepër penale.

Edhe Valton Beqirit i është shqiptuar masa e njëjtë, përkatësishtështë shpallur fajtor në pikën 3, por me kusht që ai brenda dy viteve mos të kryej vepër penale.

Armond morina është dënuar me 6 muaj burg, ndërsa dënimin do ta mbaj pasi Gjykata të vendos për pas marrjs se formës se prerë.

I akuzuari tjetër Nehat fejza është liruar nga nga akuzat.

Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë.

Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.