Gjykata Supreme e Britanisë mori vendimin

E publikuar: 24/01/2017 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Britanisë duhet të siguroi mbështetjen e Parlamentit për të nisur procesin formal për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, ka vendosur sot Gjykata Supreme e Britanisë.

Gjykata me këtë vendim hodhi poshtë argumentet e Qeverisë së kryesuar nga kryeministrja Tereza Mej se thjeshtë mund të shfrytëzoi kompetencat ekzekutive për të aktivizuar nenin 50 të marrëveshjes së Lisbonës dhe të filloi bisedimet dyvjeçare për largimin e vendit nga unioni

Ky vendim u mor me tetë vota për dhe tri vota kundër, tha kryetari i Gjykatës Supreme, Dejvid Nojberger, shkruan rtv21.tv

Pritet që deputetet e Parlamentit të Britanisë të votojnë para 31 marsit për çështjen e largimit të vendit nga unioni, datë kjo për të cilën Qeveria ka paralajmëruar se do të nis procedurat.

Gjykata Supreme gjithashtu vendosi se për vendimin për largimin e Britanisë nga unioni nuk do të nevojitet miratimi i Parlamenteve të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.

Një pjesë e opinionit në Britani ka kritikuar Qeverinë për faktin se nuk është këshilluar me Parlamentin në lidhje me vendimin për largim nga unioni. Kryeministrja Mej kishte këmbëngulur se mund të aktivizoi pa miratimin e Parlamentit nenin 50 të marrëveshjes së Lisbonës, me të cilin rregullohet largimi i një shteti nga unioni./21Media