Gjykata Speciale Po Vjen!

E publikuar: 30/06/2015 02:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raza Bashota

Themelimi apo (mos) themelimi i Gjykatës Speciale, ditëve të fundit është bërë kryetemë. Duke filluar nga nivelet më të larta shtetërore, zyrtar institucional dhe përfaqsuës e deri në tavolinatë e qytetarëve të thjeshtë apo statuset në muret e rrjeteve sociale. E gjithë kjo jo më pa të drejtë. Fundi i fundit shteti është i të gjithëve dhe të gjithë jemi përgjegjës.“Qytetari aktiv” është një vyrtyt i çmuar, pa të cilin nuk do të mund të ekzistonte edhe vetë demokracia, aq shumë e lakmuëshme për Republikën e Kosovës.
Megjithatë, ky rrotullimi i medaljës deri tek qytetaret nga praktikatë e kaluar nuk duket të jetë edhe gjithaq i sinqert. Pra, si mund të jetë i tillë kur pikërisht janë po këta akter politik që Kosovën e kanë sjellë para vetëm një zgjidhjeje, më dy mënyra apo forma të mundëshme: E para, themeloni vetë përmes ndryshimeve kushtetuëse; E dyta,” jua themelojnë” gjegjesisht themelimi i një Gjykate Speciale nga ana e Ks të OKB, pjesë e se cilës janë edhe Rusia aleate tradicjonale e Serbisë e madje edhe Kina?! Përfaqsuësit diplomatik të shteteve mike në Prishtinë, duke përfshirë aleatën kryesore SHBA, ishin të qarta në qëndrimet e tyre “neve nuk do të mund ta pëngonim” një nismë të tillë.
Nga situata e krijuar vihën në pahë fakte se pamvarësisht entuzjazmit, nga seanca e 26 Qershorit që ju tha një “jo”, ndryshimeve kushtetuese që do ti hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, megjithatë, rrethanatë e krijuara janë sa serioze po aq edhe komplekse dhe siç duket të evitohët themelimi i një Gjykatë të tillë, është pothuajse e pa mundshmë.
Pra, “show” i një seancë të “nxehtë” ju ofrua vetëm si pamje “live” e destinuar më shumë për konsum të brëndshëm. Plotë debate e polemika, kush kënd po deskrediton më shumë në sy të publikut të gjërë! Përfaqsuës më qëndrime të ngjajshme e të kunderta, as të unifikuar dhe as pa unifikim. Disa soshë dukeshinë se më shumë ishin të interesuar të mos lëshoninë mundësinë për të fituar, gjegjesisht për të mos humbur ndonjë përkrahës a simpatizant, se që ishin plotësishtë të përgjegjshëm për peshën e asaj që tashme kanë pranuar të kenë mbi “supet” e tyre: Përfaqësimin dinjitoz të interesave nacionale e shtetërore. Debatet dhe polemika emocionale dominonin dhe ishin të dukëshme. Loja fjalësh: “ju nuk jeni ma (më!) patriotë”, gjoja se këta tjerët qenkanë?! Në të vërtetë, ne nuk dimë cila palë ishin apo janë më shumë ose me pak, ngase nuk ekziston një “patriotomatës” si njësi matëse dhe as që do të duhëj të na interesonte, interesimi ynë duhët të jetë i fokusuar në përfaqsim të denjët të interesave shtëtrore-Vetëm kaq!
Ushtria Çlimtare e Kosovës, gjegjësisht rezistenca e armatosur e popullit shqiptarë në Kosovë ishte më shumë se e nëvojshme- e domosdoshme, më qëllime të vetëmbrojtjës, ngase ishte e rrezikuar vetë ekzistenca dhe qënja e shqiptarve të Kosovës nga ana e represionit të regjimit të Millosheviçit dhe aparatit të dhunës shtërore. Përkrahja e SHBA, si dhe ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veri Atlantike nuk ishte e rastësishme, po ngase ishte kauzë e drejt për liri e pavarësi.
Është pikërisht politika, përfaqsuës zyrtar dhe shtetëror që vazhdojnë ti sjellinë vëndit dështime karshi politikës ofenzive si dhe lobit të fuqishëm serb dhe rus.
Gjykata Speciale do të themelohet, këtë madje na komunikuan shumë qartë. Themelim përmes Kuvendit të Kosovës, ose nuk do të mund të pëngohet inicimi nga KS të OKB. Zgjidhja e parë nuk duket të jetë lehtësuese, megjithatë, mundësia e tjetër veç sa e komplikon procesin edhe më tutje. Pra, mos themelimi nuk do të mund të evitohet edhe ashtu. Spjeguar në terma sportive edhe pse lojë “miqësore” madje edhe miqët mund të shënojne “golë” nese topi mbahët vazhdimisht afër ”portës” dhe mbrojtja nuk tregohet e denjët. Nuk do mund të përjashtohet mundësija që qëllimi mund të jetë qe të ndrrohën lojtaret e lojës dhe “ekipi” në miqësore të radhës të jetë i pajisur më lojtar të denjët?!
Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk do të duhej të kuptohej që aleatet dhe miqët tanë nuk besuanë në pastertinë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, ngase e besuanë. Besuanë në rezistencën dhe luftën tonë të drejtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe ndertuam një shtet bashkarisht. As që do të mund të mëndohej ndryshe. Mirëpo, askush nuk mundet të siguroj që individ të caktuar edhe mund të kenë shkelur normat ndërkombetarë të “ Luftës dhe konflikteve të armatosura” eventualisht krime të supozuara të pas luftës, mëgjithatë, besojmë në pastertinë apo pa fajësi të të gjithëve parimisht. Përderisa, jemi të pastër në idealin dhe luftën tonë si popull, nuk do të duhëj të kemi as edhe një arsyë për frustrim qytetar, institucional apo shtëtror.
Kosova, fitoj simpatinë dhe përkrahjën ndërkombëtare vetëm që diti dhe dintë të mbajë qëndrim ndryshe- të arsyeshëm dhe bashkpunuës, jo refuzuës, dhe jo agresiv, si para edhe pas Konferencës në Rambujenë, ndryshe nga shteti serb.
Serbia as që do të mund të merrej si model, ngase modelet kryeneqe dhe vetë dëmtuese as që na duhën. Është më se e nëvojshmë të kihën parasysh interesat gjeopolitike, gjeostrategjike e tutje! Integrimi as që do të mund të mëndohet pa përkrahjën e miqëve dhe aleatve tanë, në radhë të parë SHBA, si dhe shtetet kryesore të UE-së.
Aktoret politik kosovare respektivisht disa syrësh, pamvarësisht që në familje, lagje, rajone të caktuara, apo edhe nivel shteti mund edhe ta ndjejnë vetën të fuqishëm, të “mëdhenjë” apo si punë: “Shteti jam Unë”, mirëpo, do të duhëj ta dinin se zingjiri i politikës rajonale dhe ndërkombëtare nuk lidhët as për figura individuale dhe as për grupe individesh, veç se në një moment apo përjudhë kalimtare, të shkurtër. Thënë ndryshe individet janë të përkohshëm, ndërsa shteti i përhershëm.
Pra, ajo qe na nevojitët është pjekuria politikë e pse jo edhe qytetare.

Riprocedimi në sencën e radhës, vetëm sa do ta vejë në pahë faktin se përfaqsuësit e popullit edhe mund të zgjedhin “për” apo “kundër”, veç se Kosova jo#