Gjykata në Pejë i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasje në tentativë

E publikuar: 01/11/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti për Krime të Rënda në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet SH.M.

Arsyeja e caktimit të kësaj mase është se dyshohet që personi në fjalë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta një person në fshatin Isniq të Deçanit, njofton Klan Kosova.

“Me datë 30.11.2018, në fshatin Isniq, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëparshme që kanë pasur mes vete i pandehuri me të dëmtuarin, ditën kritike me të takuar mes vete ka filluar një kacafytje fizike, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me një thikë në kokë, ku pas kësaj viktima është dërguar për kurim në spital”, shkruan në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Me këto veprime i pandehuri SH.M. dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë. Prandaj atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.