Gjykata Kushtetuese, Rama: Konflikti i radhës, i shkaktuar nga i njëjti burim

E publikuar: 16/11/2019 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në zgjedhjet që partia socialiste po mban për zgjedhjen e delegatëve dhe për herë të parë po testohet votimi elektronik.

Kryeministri është ndalur më pas ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sa i përket debateve për Gjykatën Kushtetuese ai u shpreh:

Do me lejoni t’ju rikonfirmoj atë që thashë dje. Ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim, konflikt për arsye që dihen.

Unë mendoj që ne nuk duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt. Njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua t’u jap njerëzve atë që duhet.

Mbase nuk më dëgjuat ose mbase doni të dëgjoni atë që dëshironi. Unë nuk dua që të përfshihem në këtë konflikt për çështje që janë shumë të qarta.

Dhe përsëris ne kemi bërë të linjëzuar 100% për ata që janë mbështetës dhe garantët në reformën në drejtësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
/Top Channel/