Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

01.06.2020 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re.

Në dokument arsyetohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës iu dha e drejta e formimit të qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila kishte dalë e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 nëntorit të vitit të kaluar.

Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos “Të shpallë, më shumicë votash, që Dekreti [nr. 24/2020] i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit ”Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] në lidhje me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Gjykata konstaton se Vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë indikacion për propozimin e mandatarit në shkresat e dërguara nga presidenti Hashim Thaçi.

“Nga shkëmbimi i shkresave zyrtare në mes presidentit dhe partisë politike fituese, në këtë rast, jo vetëm që nuk ka propozim për mandatar, por nuk reflektohet as edhe një indikacion i vetëm lidhur me qëllimin për të propozuar një mandatar për kryeministër. Përkundrazi, kërkesa e këtyre shkresave është shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Këto kërkesa përjashtojnë mundësinë e propozimit të një mandatari për kryeministër”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se merr votat e nevojshme në kuvend, atëherë vendin për herë të parë do ta qeverisë një qeveri e cila nuk e ka në kuadër të saj partinë fituese të zgjedhjeve.

Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese njoftoi se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Dekreti i presidentit Thaçi u dërgua në kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e cila pretendonte se nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë e saj kushtetuese për propozimin e mandatarit, pas rrëzimit të qeverisë.

Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar nga ky institucion vlerësim mbi kushtetutshmërinë e dekretit të Thaçit për Hotin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u kundërshtua nga Vetëvendosje e cila vazhdon të drejtojë qeverinë në detyrë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre publike tha se me këtë vendim, “Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit”.

Vetëvendosje ka nisur një peticion përmes së cilit ka ftuar qytetarët që të kundërshtojnë formimin e qeverisë së re si dhe kërkon zgjedhje të reja.

Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës, nisi bisedimet për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe partitë e tjera të komuniteteve joshumicë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur për arritjen e pajtimit për të qeverisur së bashku por deri më tani, pos AAK-së, asnjëri nga subjektet politike nuk kanë publikuar emrat e propozuar për ministra.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Malisheva edhe një ditë pa raste të reja me Covid-19

​Malisheva edhe një ditë pa raste të reja me Covid-19

​Veliu në AKSP, ndjek nga afër trajnimet e kadetëve policorë

​Veliu në AKSP, ndjek nga afër trajnimet e kadetëve policorë

Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

IKSHPK: 83 të shëruar dhe 132 raste me Covid-19

IKSHPK: 83 të shëruar dhe 132 raste me Covid-19

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura

Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura

Veseli: Rezultati i zgjedhjeve në MV, sukses historik

Veseli: Rezultati i zgjedhjeve në MV, sukses historik

KEK: Shteti të trajtojë seriozisht situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës

KEK: Shteti të trajtojë seriozisht situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës

Nuk ka të dhëna për përhapjen e pandemisë Covid-19 të komuniteti RAE

Nuk ka të dhëna për përhapjen e pandemisë Covid-19 të komuniteti RAE

Mbi 100 zyrtarë të MPB’së të infektuar me koronavirus, katër nga kabineti i Veliut

Mbi 100 zyrtarë të MPB’së të infektuar me koronavirus, katër nga kabineti i Veliut

Vdes një person nga Podujeva me Covid-19

Vdes një person nga Podujeva me Covid-19

Ministrja Dumoshi në takim me drejtuesit e fitneseve në Kosovë – u premtoi shqyrtimin e mundësisë për aktivizimin e të gjitha sporteve

Ministrja Dumoshi në takim me drejtuesit e fitneseve në Kosovë – u premtoi shqyrtimin e mundësisë për aktivizimin e të gjitha sporteve

Ministri Kuçi bashkë me Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit diskutuan për ngjarjet e fundit të Telekomit

Ministri Kuçi bashkë me Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit diskutuan për ngjarjet e fundit të Telekomit

​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19

​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19