Gjykata gjermane shpërblen fermerin me 773 mijë euro për kokën e një kali

E publikuar: 03/08/2018 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë gjermane urdhëron autoritetet të paguajnë një fermer me 773 mijë euro (afërsisht 904 mijë dollarë) për kokën e një kali që e ka gjetur të fshehur në tokën e tij në 2009.

Bëhet fjalë për kokën bronzi të një kali që daton periudhën romake.

Koka, është pjesë e një statuje të mbretit romak August, dhe është gjetur nga arkeologët në Lahnau, në perëndim të Gjermanisë.

Fillimisht për zbulimin shteti kishte paguar fermerin me 48 mijë euro.

Gjykata e rajonit të Limburgut tha të premten se sipas ligjeve të asaj kohe, fermeri duhej të merrte gjysmën e vlerës së kokës së kalit, të cilët ekspertët e kishin vlerësuar me 1.6 milionë euro.

Vendimi është i apelueshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell oranews.tv.