Gjykata e liron Zoran Vukotiqin, të akuzuar për krime lufte

16.05.2018 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjykata e liron Zoran Vukotiqin, të akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka liruar të akuzuarin për krime të luftës, Zoran Vukotiq nga të gjitha akuzat me të cilat ngarkohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Aktgjykimin e shpalli të mërkurën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, kryetari i trupit gjykues, Darius Silicki.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokuroria Speciale, Zoran Vukotiq, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në rrugën “Emin Duraku”, në bashkëkryerje me të akuzuarin Gorolub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të Policisë dhe Ushtrisë serbe dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, kanë rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar nëpër oborre dhe shtëpitë e lagjes.

Më tej, aktakuza përshkruan se me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë të identifikuar si: Enver Rrustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu, në shtëpinë e familjes Fazliu.

Pika e dytë e aktakuzës ngarkon Vukotiqin se ka vepruar në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende.

Vukotiq ngarkohet edhe se me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur të holla në shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilët e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 të dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.

Në lidhje me këto akuza Vukotiq ishte deklaruar i pafajshëm në gusht të vitit që shkoi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjykata e liron Zoran Vukotiqin, të akuzuar për krime lufte

Gjykata e liron Zoran Vukotiqin, të akuzuar për krime lufte

Ambasada amerikane ka një njoftim për kosovarët që duan të marrin vizë

Ambasada amerikane ka një njoftim për kosovarët që duan të marrin vizë

Jahjaga takon Ismail Kadarenë, flasin për “rimëkëmbjen kulturore”

Jahjaga takon Ismail Kadarenë, flasin për “rimëkëmbjen kulturore”

Mitrovica, “Arabia” e vogël midis Kosovës: Largohet alkooli, shërbehet iftar në kafene

Mitrovica, “Arabia” e vogël midis Kosovës: Largohet alkooli, shërbehet iftar në kafene

Vuçiq: Jam i gatshëm të bëjë lëshime për Kosovën, por jo të poshtërohemi

Vuçiq: Jam i gatshëm të bëjë lëshime për Kosovën, por jo të poshtërohemi

Tensione në Gaza teksa palestinezët varrosin të vrarët

Tensione në Gaza teksa palestinezët varrosin të vrarët

Gjashtë ligje do të ndryshohen më qëllim të harmonizimit me Ligjin për Kundërvajtje

Gjashtë ligje do të ndryshohen më qëllim të harmonizimit me Ligjin për Kundërvajtje

U reziston tre personave që deshën t’ia grabisin çantën në Gjilan

U reziston tre personave që deshën t’ia grabisin çantën në Gjilan

Hoxhaj insiston: BE-ja vendos shumë shpejt për vizat

Hoxhaj insiston: BE-ja vendos shumë shpejt për vizat

Kryeprokurori sqaron autopsinë e policëve: Vdiqën gjatë rrokullisjes së veturës

Kryeprokurori sqaron autopsinë e policëve: Vdiqën gjatë rrokullisjes së veturës

Koreja e Veriut kërcënohet më pezullim të takimit me presidentin Trump

Koreja e Veriut kërcënohet më pezullim të takimit me presidentin Trump

Hahn: Duhet të arrihet zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë

Hahn: Duhet të arrihet zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë

Hoxhaj pas takimeve në Bruksel: Kosova në kilometrin e fundit për vizat

Hoxhaj pas takimeve në Bruksel: Kosova në kilometrin e fundit për vizat

Ish-prokurores Badivuku i vërtetohet dënimi me tri vjet burgim

Ish-prokurores Badivuku i vërtetohet dënimi me tri vjet burgim

A do të tërhiqet Kim nga samiti me Trumpin?

A do të tërhiqet Kim nga samiti me Trumpin?

Vuçiq thotë se ende nuk ka marrë asgjë nga SHBA-ja për Kosovën

Vuçiq thotë se ende nuk ka marrë asgjë nga SHBA-ja për Kosovën