Gjuriqi ambasador i Serbisë në Uashington?

E publikuar: 15/09/2020 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serisë, Marko Gjuriq, do të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Uashington, ka raportuar të martën B92, duke u thirrur në burimet e veta.

Ky medium shkruan se fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha çështjet procedurale, para se Gjuriqi ta marrë detyrën e re. Ambasada në Uashington ka mbetur e zbrazët, pasi që ka skaduar mandati i ambasadorit të mëparshëm të Serbisë, Gjergjo Matkoviq.

Prania e Gjuriqit në Uashington gjatë negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes ka bërë që mediat në Beograd të shkruajnë se Gjuriqi mbase po përgatitet për post në ministri, mbase edhe ta zëvendësojë ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiqin.