Gjuriq u kontrabandua në një autoambulancë në veri

E publikuar: 16/12/2016 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së një pompe të benzinës së NIS-it (Naftna Industrija Srbije), Gjuriq tha se këtyre ditëve i është dashur të lëvizë nëpër Kosovë sikurse Isa Mustafa, rrugëve alternative.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qëndruar të enjten në Mitrovicë, pavarësisht ndalesës që ia ka bërë Qeveria e Kosovës. Ai ka shpërfillur vendimin e Qeverisë së Kosovës me të cilin ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ka ardhur në Mitrovicë si në shtëpi të vet. Gjuriq tha se nuk mund ta ndalë askush në “Serbinë e lirë”, sepse siç tha ai “po luftojmë të gjithë bashkë për lirinë”.

Duke marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së një pompe të benzinës së NIS-it (Naftna Industrija Srbije), Gjuriq tha se këtyre ditëve i është dashur të lëvizë nëpër Kosovë sikurse Isa Mustafa, rrugëve alternative, ndërsa foli edhe për ndalesën që ia ka bërë Qeveria e Kosovës për të hyrë në Kosovë.

“Nuk besoj se kjo i shërben normalizimit të marrëdhënieve, por unë jam njeri i lirë, Serbia është vend i lirë dhe në këtu dimë se si të ruhen trashëgimia dhe liria personale”, ka thënë Gjuriq, i cili ka shtuar se “duke ruajtur lirinë time të lëvizjes, në fakt mbroj lirinë e lëvizjes së qytetarëve”. “Do të luftojmë që bashkërisht ta ruajmë lirinë”, ka thënë Gjuriq. Gjuriq i ka quajtur të pakuptimta pohimet se hapjet e pompave të NIS-it (Naftna Industrija Seerbije) ka lidhje me Rusinë. /Zëri/