Gjuriq thotë se Haradinaj po kërcënon me luftë, kërkon nga Mogherini të reagojë

E publikuar: 20/09/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Gjuriq ka thënë se kjo është hera e 28-të që Haradinaj kërcënon me luftë.

“Momentin kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar kompromis kanë ardhur një seri kritikash dhe presionesh”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Për shkak të deklaratave të Haradinajt, Gjuriq ka kërkuar të reagoj përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe zëdhënësja e saj, Maja Kocijanciç.

“Unë i pyes nëse do të reagojnë në ndonjë mënyrë ndaj kërcënimeve, sfidave të paqes dhe stabilitetit në rajon ose do të rrinë të heshtura. A do të heshtni nëse Beogradi do të thoshte se kufiri midis Beogradit dhe Banja Llukës po fshihet. Unë mendoj se të gjithë e dimë se çfarë përgjigje do kishit për këtë”, ka deklaruar Gjuriq.

Haradinaj mbrëmë ka deklaruar se nuk është pro ndryshimit të kufijve dhe nëse tentohet të ndryshohen do të ketë nevojë për çizme ushtarake.