Gjuriq: Tahiri është ministër i gënjeshtrave dhe padrejtësive

E publikuar: 04/07/2019 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, e ka quajtur Abelard Tahirin “ministër të gënjeshtrave dhe padrejtësive”, i cili sips tij “mbron kriminelët e luftës dhe fsheh vrasësit e politikanëve serbë dhe është shumë afër njerëzve që janë nën hetim”.

“Prandaj, në një panik të fajtorit që përpiqet të lajë duart, ai sulmon presidentin serb për zbulimin e së vërtetës, edhe pse ai nuk mund të mohojë se autoritetet gjyqësore në Prishtinë nuk bashkëpunuan me hetimin serb, e ndaluan pjesëmarrjen e policisë sonë në hetim, falsifikuan xhirime në vendin e krimit dhe informacione rreth lëvizjes së të dyshuarve “, thuhet në deklaratën e tij, raporton Tanjug.

Kjo deklaratë e Gjuriqit erdhi pas asaj të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili duke komentuar rastin e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ka theksuar se është për keqardhje që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit.