Gjuriq: Spanja e kupton se mbështetja e Prishtinës është precedent i rrezikshëm

E publikuar: 12/09/2019 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka falënderuar ambasadorin e ri spanjoll, Raul Bartolome Molina, për siç tha ai “refuzimin e vendit të tij për ta njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.

Spanja, shtoi Gjuriq “është një nga vendet që e kuptojnë shumë mirë që mbështetja e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare ndaj separatistëve të Prishtinës është një precedent i rrezikshëm që inkurajon secesionistët nëpër botë”.

Sipas tij, mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen e Kosovës është respektimi i ligjit ndërkombëtar, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.