Gjuriq: Serbia e bashkuar për t’iu ndihmuar serbëve në Kosovë e Metohi

E publikuar: 21/01/2018 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se vizita që i bëri Kosovës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është dëshmi se gjithë Serbia janë të bashkuar vetëm për t’iu ndihmuar serbëve në Kosovë.

“Serbët në Kosovë e Metohi e kanë mbështetjen e shtetit tonë Serbisë, ne bashkë do të luftojmë për mbijetesën e tyre”, ka thënë Gjuriq për Tanjug, transmeton Koha.net.

Ai tha se pikërisht vrasja e Ivanoviqit, një akt i terrorit, bëhet me qëllim për të ndarë serbët dhe për t’i dëmtuar ata, por se sipas tij, serbët do të qëndrojnë të bashkuar.

Sot gjatë ditës edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ka treguar se shteti serb nuk do të lëvizë nga Kosova./koha.net/