Gjuriq: Prishtina ta zhbllokojë procesin e formimit të Asociacionit

E publikuar: 14/03/2016 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë, Marko Gjuriq  ka thënë se Prishtina së shpejti duhet ta zhbllokojë procesin e formimit të Bashkësisë së Komunave serbe.

Ai këto komente i bëri pas një takimi që pati sot me ambasadorin austraik në Beograd Johannes Aigner me të cilin foli për rrjedhën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, porcesin e integrimit evropian të Serbisë si dhe gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se për qeverinë serbe, Austria  është një nga partnerët kyç kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane të Serbisë, por edhe kur është fjala për krijimin e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të zyrës serbe për Kosovën, Gjuriq njoftoi diplomatin austriak edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë duke theksuar se janë shqetësuese sulme të shpeshta mbi serbët, pronën e tyre, dhe më shumë kohët e fundit në bashkëpunimin tregtar në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përcjellë Klan Kosova.