Gjuriq: Politikanët në Prishtinë provuan ta kushtëzojnë Vuçiqin

E publikuar: 28/03/2017 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tubimi parazgjedhor në Leposaviq patjetër që do të mbahet, dhe Aleksandar Vuçiq  gjatë ditës do t`ia komunikojë publikut qëndrimin e tij përfundimtar për këtë çështje dhe se a do të shkojë nesër në Kosovë, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai tha poashtu se politikanët në Prishtinë provuan ta kushtëzojnë e shantazhojnë njeriun e gabuar, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova

“Kur kushtëzoni dhe shantazhoni Aleksandar Vuçiqin, kushtëzoni dhe shantazhoni njeriun e gabuar”, tha Gjuriq për Tanjug.

Sipas tij, atë që bëjnë politikanët në Prishtinë, pa përkrahjen e jashtme, është absolutisht skandaloze.