Gjuriq: Po përgatitet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

E publikuar: 13/10/2019 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’, transmeton KTV.

Kurti për Rashiqin: Është njëri nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova që nga shpallja e Pavarësisë

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, shkruan Gjuriq në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.