Gjuriq: Pas vrasjes së Ivanoviqit qëndrojnë Thaçi e Veseli

E publikuar: 15/03/2019 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ta sot se ka konfirmim në rritje që pas vrasjes së njërit prej udhëheqësve serbë të Kosovës Oliver Ivanoviq, qëndrojnë presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë.

“Ne jemi më të sigurtë se Thaçi, Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë qëndrojnë drejtpërsëdrejti pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe pres që organet tona hetimore së shpejti do të jenë në gjendje të japin më shumë informacion për këtë rast, sepse kjo është diçka që e gjithë bota duhet të dijë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë ka thënë se Milan Radojiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Thaçi në Zonën e Debatit ka pohuar se këtë e vërtetojnë të gjitha hetimet e realizuara të sigurisë dhe ka apeluar që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt pasi ka rëndësi jetike për Kosovën..