Gjuriq: Njohja e Kosovës nga Serbia është diçka që s’mund të ndodhë

E publikuar: 18/06/2020 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtorit i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk mund të ndodhë në kurrfarë rrethane që Serbia ta njeh Kosovën, duke iu referuar deklaratave të fundit të liderëve kosovarë se përfaqësuesit e Kosovës po shkojnë në Uashington për ta negociuar njohjen e nga Serbia, njofton Insajeri.

Gjuriq tha se nuk ka shans as që të imponohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Serbi u deklaruar në një konferencë për shtyp se ditëve të fundit ka pasur shumë deklarata të rrejshme kur është biseduar për natyrën dhe karakterin e bisedimeve të ardhshme midis Kosovës e Serbisë./Insajderi.com