Gjuriq: Në Bruksel kërkuam dënimin e kriminelëve të UÇK-së

E publikuar: 23/07/2020 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë për mediat serbe se delegacioni i Serbisë sot në takimin me atë të Kosovës në Bruksel ka kërkuar “që të dënohen kriminelët e UÇK-së dhe masakra kundër 14 serbëve në Lipjan”.

Në bisedimet teknike për personat e zhdukur dhe të zhvendosur, Gjuriq tha se “askush nuk ka marrë përgjegjësi për krimin në fshatin Staro Gacko afër Lipjanit, por edhe për shumë sulme të tjera terroriste ndaj serbëve në Kosovë”,njofton Klan Kosova.

Gjuriq ka njoftuar se bisedimet me delegacionin e Kosovës të kryesuar nga koordinatori Skënder Hyseni do të vazhdojnë nesër me ndërmjetësuesit e BE-së.

Takimi i sotëm u ndërmjetësua nga Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili edhe mbajti takime të ndara me përfaqësuesit e dy delegacioneve.