Gjuriq: Mogherini të sqarohet për qëndrimet e saj ndaj Kosovës

E publikuar: 19/04/2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia do të kërkojë sqarime nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Frederica Mogherini, lidhur falënderimin të shfaqur nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës për aktivitetin e institucioneve kosovare për krijimin e AKS-së.

Drejtori i të ashtuquqajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se kanë kaluar pesë vjet dhe ende nuk është formuar AKS, njoftojnë mediet serbe.

Ai, ndër të tjera shtoi se me Mogherin-in do të bisedojmë edhe për tema tjera të lidhura për Kosovën, sidomos për EULEX-in, si një nga misionet e dështuara, transmeton RTK.

Tutje, ai përmendi se Serbia do të presë edhe tre muaj derisa të formohet AKS./RTK/