Gjuriq me Listën Serbe ndërsa Vuçiq në linjë telefonike

E publikuar: 08/08/2018 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq janë takuar në Mitrovicën e Veriut me anëtarë të Listës Serbe, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Serbëve të Kosovës u është premtuar se “çfarë do që të ndodhë në të ardhmen“ ata do t’i kenë “të gjitha”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu drejtua njerëzve që ishin mbledhur, në fund të takimit, me anë të telefonit të cilin Gjuriq e lëshoi që ta dëgjonin të gjithë.

Me këtë rast, Vuçiq premtoi projekte të mëdha infrastrukturore për serbët në Kosovë, duke thënë se zgjidhja me Kosovën është larg dhe se ai do të vazhdojë të luftojë. Vuçiq kërkoi mbështetje nga serbët e Kosovës. Ai gjithashtu njoftoi për ardhjen e tij në Kosovë në muajin shtator dhe se me këtë rast do të tregojë se çfarë të reja ka në mes të dialogut me Kosovën.

“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm ne do të bëjmë projekte të mëdha të infrastrukturës në Kosovë, në jug dhe në veri të Ibrit, do të rregullojmë ujësjellësin, kanalizimet, dhe do të investojmë para më shumë se kurrë, sepse duam të tregojmë se jemi me njerëzit tanë, dhe se do të jemi me njerëzit tanë gjithmonë”, tha Vuçiq me anë të telefonit.

Ai shtoi se Serbia nuk do të zvogëlojë praninë e saj.

“Kopshti në Shtërpcë, dhe jo vetëm ai kopsht, tani duhet të tregoni se për çka ka nevojë më shumë Shtërpca, për sistemin e ujësjellësit në Zubin Potok dhe të gjitha të tjerat që duhet të punojmë për Leposaviçin, Zveçanin dhe Mitrovicë, Ranillugun, Parteshin e Gr