Gjuriq: Lista Serbe duhet të votohet, është projekt shtetëror

E publikuar: 17/10/2017 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe.

Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbwt në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror.

Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë.

“Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq.