Gjuriq: Kosova ka frikë nga bashkimi i serbëve

E publikuar: 30/03/2017 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se barrikadat në Kosovë si shenjë protestë kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit kanë treguar se Prishtina po i cenon dhe frikëson serbët.
“Dikujt nuk i pëlqen fakti që Aleksandar Vuçiq mund t’i mbledh më shumë njerëz në Leposaviq se sa ndonjë lider shqiptar. Prandaj ata janë të frikësuar dhe bëjnë përpjekje për ta parandaluar”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, serbëve të Kosovës duhet të iu jepen më shumë të drejta.