Gjuriq i përgjigjet Lajçakut: Nesër në Bruksel do të flitet për Asociacionin

E publikuar: 16/09/2020 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas njoftimit të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se në takimin e nesërm në Bruksel, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë, ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Duke i replikuar Laçakut në Twitter , Gjuriq ka shkruar se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh nën lehtësimin e BE-së derisa ka shpërndarë edhe pikat e asaj marrëveshje.

“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”, ka shkruar Gjuriq, raporton Telegrafi.