Gjuriq e peshkopi Teodosije “prezantojnë” Kosovën turistike në Beograd

E publikuar: 20/02/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd ka folur për Kosovën si atraksion turistik.

Ai ka thënë se “udhëtimi në Kosovë nuk është vetëm turistik, por edhe shpirtëror për këdo që ka histori personale në Kosovë”, teksa më tej thotë se ndërveprimi dhe komunikimi me popullin serb në Kosovë, që 16 vite është në kushte pothuajse të pamundura, transmeton Koha.net.

Për këtë temë ka folur, sipas FoNetit, edhe peshkopi Teodosije, që ka përmendur vlerat e Kosovës në monumente e muze, duke u lëshuar edhe në deklarata të njohura tashmë që Kosova “përfaqëson jo vetëm territorin, por edhe identitetin serb”.