Gjuriq: Bllokadat në Kosovë, sulm ndaj lirisë së lëvizjes së serbëve

E publikuar: 29/03/2017 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryetari  i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Marko Gjuriq ka thënë sot se barrikadat që kanë ndodhur sot në mëngjes në Kosovë janë një sulm ndaj serbëve në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, si dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Gjuriq i cili është edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën ka thënë se në këtë mënyrë “qarqet politike në Prishtinë tregojnë frikën nga mbëshetja që kryeministri Aleksandar Vuçiq i gëzon tek serbët në Kosovë, njofton Klan Kosova.