Gjuriq ambasadores së Izraelit: Faleminderit që nuk e njihni Kosovën

E publikuar: 21/10/2016 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq në një takim që ka pasur sot me ambasadoren e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm e ka falënderuar atë për “përkrahjen parimore që Izraeli ia jep Serbisë për Kosovën”.

Siç njofton FoNet, Gjuriq ambasadores i ka treguar për situatën në dialogun Beograd – Prishtinë, për Ligjin mbi Trepçën dhe për atë që në Beograd quhet “pronë serbe” në Kosovë.

Gjuriq në takim ka theksuar se “popullin serb e hebraik i lidh miqësia tradicionale shumëshekullore, e cila, sipas tij, do të jetojë edhe në shekujt që do të vijnë”, ndërsa ka shtuar se miqësia vetëm sa do të përforcohet me “ përkrahjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”,transmeton koha.net.

Zyrtari serb e ka njoftuar ambasadoren izraelite edhe me gjendjen e sigurisë dhe me problemet sociale politik të serbëve në Kosovë.