Gjuriq: 9 milionë serbë e 7 milionë shqiptarë duhet të pajtohen

E publikuar: 03/09/2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovëen në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq në konferencën ka konferencën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që u mbajt sot në Mitrovicë ka theksuar se Kosova dhe Serbia nuk do të mund kurrë të pajtohen sa i përket çështjes së njohjes.
Zyrtari serb ka thënë se 9 milionë serb dhe 7 milionë shqiptarë duhet të gjejnë rrugën drejt pajtimit, njofton Klan Kosova.

Këto komente Gjuriq i bëri si kundërpërgjigje ndaj kryekuvendarit Kadri Veseli i cili tha po në të njëjtin takim se komunikimi i përbashkët në mes serbëve dhe shqiptarëve është rruga e vetme drejt shtendosjes së raporteve në mes dy vendeve.

Veseli poashtu i kishte bërë thirrje Marko Gjuriqit që të zhvendoset në Kosovë me banim.