Gjumë të rehatshëm me iBand+

E publikuar: 13/12/2016 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëndrrat dhe gjumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Ndërkohë që gjumi rigjeneron trupin, ëndrrat rigjenerojnë mendjen. Pajisja më e veçantë iBand+ është një shirit i cili ju ndihmon për një gjumë të rehatshëm dhe ëndrra të këndshme.

iBand+ arrin të kontrollojë valët e trurit tuaj me një saktësi të një niveli të laboratorik. Ai përbëhet nga sensorë të veçantë në ndjekje e shëndetit për të matur lëvizjet e trupit, rrahjet e zemrës dhe temperaturën.

Ky shirit analizon informacionin që truri juaj përcjell gjatë gjithë ciklit të gjumit. Më pas ai e përforcon këtë informacion për të luajtur dhe përshtatur sinjalet audiovizuale.