Gjuha “kosovarçe” rrit çmimet për turistët në Shqipëri (VIDEO)

E publikuar: 14/07/2015 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se si në tregjet shqiptare ndryshojnë çmimet në varësi të blerësit.

Nëse blerësi flet gjuhën me theks të Shqipërisë, ai ka çmim real. Nëse turisti fletë gjuhën me theks të Kosovës, atëherë çmimi është më “special”.

Në fakt, në videon e mëposhtme të titulluar “Eksperiment Shoqëror” mund të shihni se si në tregun e qytetit bregdetar të Durrësit, ndryshojnë çmimet varësisht gjuhës që flet, transmeton Telegrafi.

Këtë herë eksperimenti është kryer duke shfrytëzuar një person që flet gjuhën shqipe në dy dialekte, atë tosk (Shqipëri) dhe geg (Kosovë)./Telegrafi/