“Gjuetarët e fantazmave” eksplorojnë një shtëpi të braktisur – mbeten të habitur kur shohin biçikletën që po lëvizte vetë! (Video)

E publikuar: 18/07/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një ekip i hetuesve të fenomeneve paranormale kanë mbetur të tronditur pas eksplorimit të një shtëpie të braktisur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet e filmuara nga “gjuetarët e fantazmave” të cilat tregojnë një biçikletë me tri rrota, duke pedaluar vetë.

Siç supozohet, pedalet duket të jenë të shtyrë nga “këmbët fantazmë”, në shtëpinë në Ashmore Estates në Illinois, SHBA.

Bëhet e ditur se ndërtesa e braktisur, dikur ishte një shtëpi e varfër para se të shndërrohej në një azil mendor. /Telegrafi/