Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një 23 vjeçar

E publikuar: 30/10/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë që ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva”.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për te shtëna me arme zjarri ne rrugën “Asllan Pireva” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se behet fjale për vrasje ne tentative, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marre lëndime nga arma e zjarrit”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Pas rastit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.