Gjoshi – PDK: Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e dorëzoi autoritetin shtetëror tek Serbia

31.03.2020 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjoshi – PDK: Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e dorëzoi autoritetin shtetëror tek Serbia

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka denoncuar sot në një konferencë për media marrëveshjen sekrete që qeveria e kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti ka bërë me qeverinë serbe të Vuçiqit.

Me këtë marrëveshje të arritur me 20 mars, Gjoshi tha se qeveria e Albin Kurtit ia ka dorëzuar Serbisë autoritetin shtetëror shëndetësor për një pjesë të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.

Sipas Gjogji, marrëveshja e fshehtë që lejon futjen në Kosovë të rreth 100 mjekëve, infermierëve dhe ekipeve logjistike të komanduara nga Beogradi, përbën rikthim dhe fuqizim të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca dhe u.d ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla, i kanë dhënë leje fshehurazi Serbisë që të dërgojë në teritorin e Kosovës gati 100 mjekë e infermierë, për tu marrë me pandeminë e koronavirusit tek qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Shëndetësisë në Kosovë, me datën 20 mars, qeveria e Kurtit i ka dhënë leje Qeverisë së Vuqiqit që të dërgojë në Kosovë 17 mjekë.

Pastaj, me datën 27 mars, ka dhënë leje që të futen dhe të punojnë në Kosovë edhe 56 mjekë tjerë të Serbisë dhe ekipe tjera mbështetëse logjistike të cilat kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi.

Të gjitha këto marrëveshje janë bërë fshehurazi nga qytetarët e Kosovës.

Ky pra është një akt i rëndë, i një kryeministri të papërgjegjshëm, i cili me këtë vendim, ka hequr dorë nga ushtrimi i autoritetit shtetëror ndaj një pjese të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke e lëshuar atë autoritet në dorë të një shteti armiqësor.

Nga Qeveria e Kosovës, do të duhej, që në kushtet aktuale të rrezikut të pandemisë, këtë lloj bashkëpunimi të ngushtë shtetëror ta kishte me Republikën e Shqipërisë.

Kjo pra është hipokrizia e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të shkarkuar, i cili në njërën anë del e shet patriotizëm e populizëm për të mashtruar qytetarët, e në anën tjetër në dëm të shtetësisë së Kosovës, bën marrëveshje të fshehtë me Qeverinë e Serbisë për të sjellë struktura shtetërore të komanduara nga Beogradi.

Me këtë akt, kryeministri në ikje ka injoruar tërësisht gjithë ata mjekë e infermierë të Shtetit të vet, të cilët janë duke i shërbyer me përkushtim e vetmohim secilit qytetar të Kosovës pa dallime etnike.

Dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet këtij veprimi, ka rrezikuar seriozisht jo vetëm integritetitn territorial dhe sovrantetin e shtetit tonë, por edhe vet luftën ndaj pandemisë.

Mos kontrollimi i përqendruar i gjithë popullatës dhe territorit nga autoritetet e Kosovës, e bën të pamundur kontrollin dhe pengimin e përhapjes së koronaviruesit në vend.

Duke ia lënë autoriteteve serbe kontrollin shëndetësor mbi një pjesë të popullsisë dhe vendbanimeve serbe gjithandej Kosovës, pra në jug e veri, qendër e periferi, rrezikohet infektimi i të gjithë qytetarëve.

Luftimi i pandemisë duhet të bëhet në gjithë territorin e Kosovës dhe ne sot, nuk e dimë a ka qytetarë të Kosovës të përkatësisë etnike serbe të infektuar, sepse qeveria Kurti, e ka dorëzuar këtë kontroll tek autoritetet e Beogradit.

Ky vendim, heq maskën e kësaj qeverie të shkarkuar, e cila në publik për javë të tëra është mburrur me mënyrën se si sistemi shëndetësor kosovar ka marrë masa efikase që kanë përballuar me sukses pandeminë, e nga ana tjetër, fshehurazi publikut, cënon sigurinë kombëtare, duke rikthyer e fuqizuar strukturat paralele të Beogradit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore  për shkak të Covid-19

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore për shkak të Covid-19

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor