Gjoks dhe vithe bombastike. Stefania është femra më e kërkuar

E publikuar: 04/12/2016 01:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelet me përmasa të mëdha janë duke fituar gjithnjë e më shumë popullaritet, falë sharmit të tyre, përpjekjes së patrembur për t’u vetë-shprehur dhe faktit se njerëzit po e kuptojnë se sa e pashëndetshme është që të jesh i hollë.

Ndoshta biznesi i modës së shpejti do të arrijë në një pikë ku do të ndalojë së diskriminuari femrat të cilat janë dukshëm më të mëdha se modelet që jemi mësuar t’i shohim.

Por përderisa kjo nuk është arritur ende, të shikojmë se çfarë nënkuptojmë kur themi “modele me përmasa më të mëdha.

Për ata që mendojnë se këto modele kanë përmasa të ndryshme dhe duken më keq, e kanë gabim. Ju prezantojmë Stefania Ferrario, një nga këto femra me përmasa të mëdha.

23-vjeçarja nga Australia punon si modele dhe në mënyrë aktive reziston praktikën e njerëzve që pëlqejnë ta quajnë atë “modele me përmasa të mëdha”.

Shumicën e kohës, Stefania shfaqet me të brendshme, që bën shumë për të theksuar bukurinë e formës së saj trupore. Ajo ka publikuar mjaft foto në Instagram, duke i etiketuar me #DropThePlus. Kjo i referohet një grupi aktivistësh të cilët bëjnë thirrje që njerëzit të jenë më të pranueshëm ndaj formave të ndryshme të trupit dhe madhësive, dhe të ndalojnë së quajturi modelet me “madhësi plus”.