Gjoka-Pejiç: Në Korvë për 3 pikë

E publikuar: 21/10/2016 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Largimi i i Dritan Dervishit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Kukësit nuk e ka cënuar amosferën pozitivë në kamoin verilindor në prag të ndeshjes më të rëndësishme të javës së 8-të të Superiores në Korcë. Trajneri Ernest Gjoka siguron në konferencën për shtyp para kësaj transferte se situata është e qetë dhe skuadra e tij do të udhëtojë drejt juglindjes për të marrë rezultat pozitiv.

“Situata është e qetë, pavarësisht ndryshimeve qëe ka ndodhur në drejtim. E kemi përgatotur me shumë qetësi këtë transfertë dhe shkojmë të bindur për të marrë rezultat pozitiv. Do të donim që ta ngushtonim diferencën me Skënderbeun, por do të jemi të kënaqur edhe nuk humbasim.”

Skënderbeut me shumë mundësi do t’i mungojë për arsye dëmtimi Hamdi Salihi, por Gjoka thekson se e pa përgatitur ndeshjes me idenë se Skënderbeu do t’i ketë në dispizicion të gjitha peshat e rënda.

“Unë nuk e di nëse do të mungojë Salihi, djemtë i kam përgatitur me idenë që do të luajnë të gjitha peshat e rënda të ekipit kundërshtar.”

Nga skuadrat kryesuese Kukësi është i vetmi që nuk ka fituar ende në transfertë, por Gjokën nuk e shqetëson kjo statistike, përkundrazi sipas 46-vjecarit tregon qëndrueshmërinë e grupit që ai drejton.

Fakti që nuk kemi humbur asnjë ndeshje në transfertë do të thotë shumë. Shprresojmë të ruajme ëtë ecuri edhe në ndeshjen e radhës, sepse pathyeshmëria të jep më shumë besim për të ardhmen.

Në krah të Gjokës në konferencëm për shtyp u shfaq Pero Pejic, me golashënuesin më të mirë të kampionatit që nuk dëshiron të ndalet as në Korcë.

“Shpresoj të shënoj sepse kjo është detyra ime. E rëndësishme është të fitojë skuadra, pse jo edhe me golat e mi.”

Mungesën e mundshme të rivalit të tij për Kupëcën e Artë Pejic e sheh në favor të Kukësit.

“Mungesa e Salihit është në të mirën tonë, sepse ai është një sulmues shumë i rrezikshëm dhe këtë e ka treguar me golat që ka realizuar.”