Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

E publikuar: 22/06/2021 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion nga një qytetarë, përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ për një kundërvajtje në komunikacion të shkaktuar nga policia.

Përmes një njoftimi nga PK-ja kanë bërë të ditur se Policia ka arritur të identifikojë zyrtarin policor, i cili me automjetin zyrtar të policisë , shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Sojevë, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, e ftoi zyrtarin policor (M/SH/K) 61 vjeçar, dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Ndërkaq, ndaj tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka inicuar edhe hetim të brendshëm diciplinor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka ftuar qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim , për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.