Gjobitet pa qenë në Austri (VIDEO)

E publikuar: 19/04/2016 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sokol Tetajt nga Orize e Gjakovës është dënuar për shkelje të ligjit në Austri, edhe pse nuk ka qenë kurrë në këtë shtet.

Këto tiketa kanë filluar t’i vijnë para dy viteve dhe për këtë problem që i ka dal Tetaj ka një teori.

Ai është ankuar në policinë e Kosovës dhe në ambasadën austriake në Prishtinë, por deri më tani pa ndonjë rezultat.

Përfaqësia diplomatike austriake e ka kontaktuar Sokol Tetajn vetëm pasi për këtë problem u interesua Klan Kosova.

Ambasada austriake i ka kërkuar atij dëshmitë e dënimeve me të cilat do të interesohen tek autoritetet në vendin e tyre për të eliminuar problemin.